Kalkulatori i doganës për vetura
Sa kushton dogana për veturën tuaj?
Llogaritni menjëherë akcizën, tatimin dhe TVSH-në. Pastaj na dërgoni të dhënat e veturës dhe ju kthejmë vlerësimin e saktë sipas katalogut doganor.
Llogaritja e doganës
Vlerësim nga katalogu doganor
Sa i bahet dogana veturës në Kosovë?
Pyetjet më të shpeshta për doganën e veturave, të shpjeguara thjesht.
Sa i bahet dogana një veture?
Dogana e veturës përbëhet nga tre pjesë: tatimi në import (10% e vlerës), akciza (shumë fikse sipas moshës dhe kubikazhit të motorit) dhe TVSH-ja 18%, e llogaritur mbi vlerën plus tatimin dhe akcizën. Për shembull, për një veturë të vitit 2016 me motor deri 2000 cm³ dhe vlerë 8 500 €, dogana del rreth 3 359 €. Përdorni kalkulatorin më lart për veturën tuaj.
Sa kushton dogana për veturë nga Gjermania apo Zvicra?
Formula është e njëjtë pavarësisht nga vendi ku blihet vetura. Ajo që ndryshon është vlera doganore, e cila përcaktohet nga Dogana e Kosovës sipas katalogut ose faturës. Na dërgoni të dhënat në WhatsApp dhe ju tregojmë vlerën e saktë.
Si llogaritet akciza për veturat?
Akciza varet nga mosha e veturës dhe kubikazhi i motorit. Veturat deri në 8 vjet kanë akcizën më të ulët, ndërsa sa më e vjetër dhe sa më i madh motori, aq më e lartë akciza. Kalkulatori e llogarit automatikisht kur zgjidhni vitin dhe kubikazhin.
Pse ndryshon vlera e doganës nga llogaritja në kalkulator?
Kalkulatori jep llogaritje orientuese. Shuma përfundimtare varet nga vlera që Dogana e Kosovës përcakton sipas katalogut doganor për markën, modelin, vitin dhe kilometrat e veturës.
Si e marr çmimin e saktë të doganës?
Plotësoni markën, tipin, kilometrat dhe marshin te pjesa “Vlerësim nga katalogu doganor” dhe shtypni butonin WhatsApp. Agjenti ynë doganor në Prizren ju kthen vlerësimin e saktë, falas. Na gjeni nga e hëna deri të shtunën, 08:00–18:00.
Sa bohet dogana e kerrit (makinës)?
Dogana e kerrit, ose e makinës, llogaritet njësoj si për çdo veturë: tatimi në import, akciza sipas moshës dhe kubikazhit, dhe TVSH-ja 18%. Zgjidhni vitin, vlerën dhe kubikazhin në kalkulatorin më lart dhe shihni menjëherë sa bohet dogana.
Zhdoganimi i makinave nga Korea, si llogaritet?
Veturat nga Korea kalojnë nëpër të njëjtat taksa: tatimi në import, akciza dhe TVSH-ja. Vlera doganore përcaktohet sipas katalogut ose faturës. Në pjesën “Vlerësim nga katalogu doganor” zgjidhni Korea, plotësoni të dhënat dhe na i dërgoni në WhatsApp për çmimin e saktë.
A ka kalkulator falas për doganën e veturës?
Po. Kalkulatori i Drill Logistics është falas dhe pa regjistrim. Llogarit akcizën, tatimin në import dhe TVSH-në për veturën tuaj për pak sekonda.
